Aktivistët e LGBTI në Shqipëri të vendosur: Do kërkojmë njohjen e martesës gay në gjykatë

Ende nuk ka një ligj të mirfilltë për martesat të së njëjtës gjini në Shqipëri. Në vendin tonë janë organizuar martesa gay vetëm të personave të huaj që nuk e kanë nështetësinë shqiptare, por ende jo shqiptarë.

Aktivistë të komunitetit LGBTI në Shqipëri, shprehen se do të kërkojnë të njihet e drejta e martesës për persona të së njëjtës gjini, në gjykatë.

Kjo deklaratë është bërë nga Xheni Karaj në rrjetet sociale, ku shprehet se ajo dhe partnerja e saj do të kërkojnë që lidhja e tyre të njihet ligjërisht nga gjykata, çka do t’i hapte rrugë legalizimit të martesave gay.

Gjithashtu ajo shprehet se nëse gjykatat në Shqipëri nuk do të bëjnë diçka positive lidhur me këtë, ky komunitet mund t’i drejtohet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku ka trajtuar shumë çështje të ngjashme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...