E trishtë! Ndërron jetë në moshën 30-vjeçare këngëtarja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçarja këngëtarja e njohur e muzikës country Cady Groves për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ka qenë vëllai i saj Cody që ka bërë me dije largimin nga jeta nëpërmjet një postimi në Twitter.

 

“Cady Groves është larguar nga kjo botë. Detajet janë të kufizuara tani, por familja po përpiqet që t’i mbajë njerëzit të informuar. U prefsh në paqe motër e vogël. Shpresoj të ribashkohesh me Kelly and Casey”, ka shkruar ai.

 

Nuk është hera e parë që familja e tyre kanë humbur njerëzit më të dashur. Në vitin 2007 dhe 2014 Cady dhe Cody kishin humbur dy vëllezër, të dy në moshën 28 vjeçare. Vetëm një muaj më parë, Cady bëri një postim prekës në Instagram ku kujtonte vëllain e saj të ndjerë që ka 6 vite që ka ndërruar jetë.

 

Këngëtarja amerikane ishte e njohur për hitin “This Little Girl” që e lançoi në vitin 2012, ndërsa kënga e saj e fundit është “Oil and Water” i vitit 2017. Cody është shprehur se motra e tij e kishte gati albumin e saj dhe në muajin qershor do ta publikonte.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...