HYRJELAJMEAKTUALITET“E mërkura sjell rrebeshe, por ja çfarë ndodh në fundjavë”, sinoptikania: Surprizat...

“E mërkura sjell rrebeshe, por ja çfarë ndodh në fundjavë”, sinoptikania: Surprizat e motit gjatë muajit maj

Sinoptikania Adiola Bani, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se nga mesdita e sotme moti do të shoqërohet me vranësira, por pa reshje shiu.

Sipas saj, dita e mërkurë do të bëjë diferencën, pasi vranësirat do të jenë më të shumta dhe do të ketë reshje shiu, madje edhe rrebeshe.

Ndërkohë, nga e enjtja e në vijim do të kemi një mot të kthjellët dhe me temperatura të larta, deri në 28 gradë Celsius.

“Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët, por nga mesdita priten vranësira, edhe pse pa reshje shiu. Dita e mërkurë bën diferencën, pasi do sjellë më shumë vranësira dhe do kemi reshje të pakta dhe të izoluara, që herë pas here do jenë në formën e rrebesheve, por jo të shtrira në të gjithë territorin.

Ndërkohë, nga e enjtja do të kemi sërish rritje temperaturash deri në fundjavë, që do të arrijnë deri në 28 gradë. Të mërkurën do të kemi rënie të lehtë të temperaturave, kryesisht gjatë mesditës, deri në 22 gradë.

I gjithë maji do të jetë me luhatje temperaturash, pasi do të kemi ditë shumë të nxehta, që parashikojnë të kapin temperaturën 30 gradë, por edhe ditë me vranësira”, tha sinoptikania Bani.

TE TJERA

spot_img