Macja çon në spital kotelen e sëmurë, mjekët nxitojnë për ta ndihmuar

315

Disa foto të shkrepura në një spital të Stambollit po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë ngrohur zemrat e të gjithëve. Fotot tregojnë një mace e cila ka çuar në spital kotelen e sëmurë.

- PUBLICITET -

 

Ajo e ka shoqëruar kotelen për në dhomën e urgjencës dhe mjekët menjëherë kanë vrapuar drejt tyre për t’i ndihmuar. Macja e ka ndjekur të voglën e saj në çdo moment duke mos ia ndarë sytë.

 

Mediat lokale kanë shkruar se ndërkohë që kotelja ishte nën kujdesin e mjekëve, disa mjekë të tjerë i kanë dhënë maces nënë qumësht dhe ushqim.

- PUBLICITET -