Ilir Beqaj: T’u japim familjeve të varfra smartphone / ja arsyeja pse..

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj u shpreh se të gjitha familjet e varfra duhet t’u jepet një smartphone, njësoj siç u bë dikur me dekoderin për TVSH-në.

“Ka dy ndërhyrje të shpejta të bëra për të mbështetur biznesin, sepse qeveria insistoi te Banka e Shqipërisë, por do sugjeroja që BSH-ja të shohë pak më gjerë në horizont. Ngrirja e dy kësteve është lehtësi për bankën dhe jo për biznesin.

Biznesi edhe kur të rihapet do të jetë në vështirësi. Bankat treguan se ishin të papërgatitura. Sa shumë paskemi patur nevojë për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe u provua se mazhoranca e Edi Ramës ka bërë një investim në teknologjinë e informacionit.

Sa më shumë ecim në këtë drejtim dhe ja ku u provua se sa largpamës ka qenë ai vendim dhe sa të efektshme këto vendime. Por po evidentojmë një kontradiktë të re.

Po na krijohet një barrierë digjitale me një grup të ri të shoqërisë. Universaliteti në teknologjinë e informacionit duhet të jetë një prioritet i ri. T’u japim familjeve të varfra edhe smartphone-in, siç i dhamë dekoderin për TVSH”, tha Beqaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...