Shqipëria vazhdon të jetë e izo.luar nga koronavirusi, ndërsa të gjitha rregullat për qytetarët apo bizneset komunikohen live nga ERTV thuajse çdo mbrëmje.

Është bërë tashmë e zakonshme që kryeministri i vendit, Edi Rama, t’i komunikojë popullit të tij vazhdimisht se kur duhet të dalin dhe kur duhet të futen në shtëpi.

Duke parë se çdo vendim del nga goja e kryeministrit, futbollisti i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka ka menduar t’i drejtohet atij me një koment ironizues duke i kërkuar mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

Hyka i shkruan:

O Edo meqë na ke izolu, bëje si burrat, bllokoje edhe Tik-Tokun”
Të shohim tani a do ia marrë parasysh kërkesën kryeministri ynë, pasi nuk është aspak çudi që të mbyllë çdo gjë që atij i vjen nëpërmend.