HYRJELAJMEPOLITIKËNuk shkruan numrin e familjeve që po ndihmohen, PD: Rama u tërhoq...

Nuk shkruan numrin e familjeve që po ndihmohen, PD: Rama u tërhoq pas denoncimit tonë

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër reagim pas akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveria nuk ka ndohmuar vërtet aq familjes saç shkruan Rama në Facebook.

 

Në një reagim zyrtar, PD-ja ka publikuar disa postimet e ditëve të kryeministrit, dhe shkruan se mbrëmjen e sotme Rama nuk ka publikuar numrin e familjeve, siç bënte çdo natë.

 

Reagimi i PD-së

Edi Rama ka hequr numrin e familjeve që qeveria i numëron si të ndihmuara prej saj. Në postimin e përnatshëm, u vu re që kjo shifër e ndarë sipas qyteteve mungonte, pasi Partia Demokratike publikoi një dokument që provoi se qeveria ka shpërndarë pako ushqimore vetëm tek 9 059 familje që nga shpërthimi i epidemisë më 9 mars.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, që publikoi dokumentin, vuri në dukje se kjo shifër provon që kryeministri genjen për ndihmën e ofruar nga qeveria, pasi ai ka deklaruar një shifër prej 250 mijë familjesh të ndihmuara. Menjëherë pas kësaj, Rama nuk e nxori më në facebook numrin e familjeve të ndihmuara, siç ka bërë çdo herë. Qeveria thotë se ka ndihmuar 250 mijë familje në nevojë, por në realitet nuk ka ndidhmuar as 10 mijë familje që kanë nevojë.

 

Zëdhënësi i Partisë Demokratike publikoi nëj dokument, sipas të cilit vërtetohej se qeveria nuk po ndihmon vërtet 10 mijë familje në ditë. Bardhi shtoi më tej se në të vërtetë, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile.

 

TE TJERA

spot_img