Berisha: Shqiptarët duhet të përgatiten për protesta të fuqishme

Ish-Kryeministri Berisha e cilësoi dhunim të paimagjinueshëm të kushtetutës, ndryshimet e fundit në kodin penal, të dekretuara edhe nga presidenti.

“Shoh një dhunim të paimagjinueshëm të kushtetuës. Kushteta është prek në nënet më kryesore të saj. Ka një nen 17, i cili thotë: Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e konventës europiane të të drejtave të njeriut.

Pasi i tejkaluan si deshën, pasi u denoncuan nga Këshilli i Europës, pastaj kërkuan tërheqjen nga Konventa Europiane.

Unë nuk jam kundër masave, por të siguroj unë ty që në kodin sanitar të Enver Hoxhës ky ligj ka qenë i njëjtë”, u shpreh Berisha.

I pyetur në studion e Opinion, lidhur me vendimim e presidentit për t’i firmosur këto ndryshime, Berisha tha:

“ Presidenti e ka firmos paketën, nuk jam dakord”.

Ndërkohë lidhur me rolin e opozitës në këtë situatë, Berisha u shpreh: “Mendoj se detyra e opozitës është mbrojtja e të drejtave të njeriut. Në velrësimin tim duhet të jetë shumë më aktive, pasi ka një abuzim të paimagjinueshëm të të drejtave të njeriut.

Shqiptarët duhet të përgatiten për protesta të fuqishme në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre. Ska asgjë më të shenjtë dhe më themelore për një opoiztë se mbrojtja e lirve të qytetarëve që sot po dhunohen barbarisht nga një skizoid që ska as ligj, as moral”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...