Thirrjet për protesta/Basha del hapur kundër Berishës

162

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka dalë hapur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe thirrjeve të tij për protesta. Duket se brenda faktorëve kryesorë të opozitë skanë filluar përplasjet dhe kjo po reflektohet edhe në publik.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha të hënën deklaroi në një dalje për mediat së shqiptarët duhet të protestonin kundër qeverisë duke ruajtur distancën sociale, pas deklarimeve të Edi Ramës se gjendja e emergjencës do shtyhej dhe dy muaj. “Ftoj shqiptarët t’i konsiderojnë të vdekura deklaratat skizoide të Ramës dhe të ngrihen sa më parë në protesta të fuqishme me maska dhe distancë sociale. Nëse ka popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë duhet të jenë shqiptarët. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë unë ju garantoj se njëlloj si i ati i Kim Jong-un, njëlloj si gjyshi i këtij, do kalojë duke i numëruar lugët e ushqimeve qytetarëve”, theksoi ish-lideri i demokratëve në një lidhje me studion e Syri Tv.

 

Por Lulzim Basha sot në një dalje të tij mediatike e ka kundërshtuar ashpër Berishën, duke thënë se nuk është koha për protesta, ai vetëm do I mbështeste qytetarët por nuk do ta shfrytëzonte zemërimin popullor, duke vazhduar me retorikën e tij politike.

 

“Ne mbështesim protestën e drejtë të qytetarëve që ka nisur tashmë. I kanë detyrim në Kushtetutë t’i zbatojë qeveria kërkesat e tyre, se shteti i detyroi njerëzit të mbyllen në shtëpi, shteti duhet t’i përgjigjet me ndihmë financiare, me ndihmë ekonomike. Mbështes me të gjitha format dhe mënyrat protestat e qytetarëve që kërkojnë të drejtat e tyre në një situatë keqmenazhimi nga qeveria. Ne nuk do ta shfrytëzojmë këtë zemërim popullor të drejtë për pushtet në këtë moment. Nuk do ta bëjmë këtë, por do të mbrojmë qytetarët”, theksoi Luli