Rama ironizon akuzat e opozitës: Siç i numëron PD bëhen 2 milionë punëtorë

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës.

 

Në një postim në Twitter Rama ironizon pretendimet e opozitës së qeveria nuk ka një plan për krizën aktuale.

 

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria. Vaj me det 7×7”, shkruan Rama.

 

Në një reagim zyrtar koalicioni opozitar e konsideroi të papranueshëm faktin që 6 javë pas shpërthimit të epidemisë, qeveria ka bërë mesatarisht vetëm 110 teste në ditë, për mbi 2,6 milionë banorë, ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë, nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë, si dhe nuk ka akorduar fonde të mjaftueshme për përballimin e krizës, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon.

 

Opozita akuzoi qeverinë se po improvizon pasi nuk ka asnjë strategji për daljen nga kriza, por prioritet i saj mbetet gjobitja e qytetarëve, kufizimi kaotik i lëvizjes, jo transparenca, kërcënimi me burg, dhe braktisja e njerëzve në nevojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...