Rakacolli sqaron ‘blofin’ e Bashës për testet e dhuruara nga BE-ja

118

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar “blofin” e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me 20 mijë testet e dhuruara nga Bashkimi Europian.

PUBLICITET

 

Në daljen për mediat, Rakacolli bën me dije se këto teste do të shërbejnë nuk janë parësore për testimin e personave të dyshuar me COVID-19, por për të plotësuar analizën që aktualisht kryhet në vendin tonë.

 

“Duke i qenë mirënjohës BE, ato teste janë pjesë e paketës që shërben për të plotësuar analizën me PCR”, bën me dije Rakacolli.

 

Ditën e djeshme, Basha teksa falenderoi BE-në ripërsëriti deklaratën e tij se rritje e testimeve është e rëndësishme mundëson identifikim të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

PUBLICITET