‘Godet’ Blendi Çuçi: Qumështi vendas është i mirë, ne e marrim nga Polonia dhe Maqedonia se i bie më lirë!

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka bërë me dije lajmin se fabrikat e përpunimit të qumështit në Shqipëri e marrin lëndën e parë në Poloni dhe në Maqedoninë e Veriut.

 

Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në Fokus” në TvT, Çuçi tha se kjo zgjedhje ishte gjetur pasi vendet e sipërpërmendura kishin çmim më të ulët sesa fermerët shqiptarë.

 

Megjithatë ministri ka treguar edhe ambicien e tij duke u shprehur se Shqipëria po synon që të ekportojë në Amerikë me çmime të larta, për shkak se qumështi shqiptar ka cilësi shumë të mirë.

 

PJESË NGA INTERVISTA:

PYETJE: A është e vëtetë që fabrikat e marrin nga Maqedonia së i bie më lirë?

Ministri Çuçi: Po! Po, është e vërtetë, madje edhe nga Polionia marrim. I bie më lirë sepse kanë ekonomi shkalle. Kanë ferma të mëdhaja, kanë ferma të mëdhaja. Ne e kemi të fragmentuar,

 

na bie kosto më e lartë dhe në këtë pikë me ndihmën e shtetit në bujqësi do të suportojmë blegtorinë dhe fermerët që t’u ulim kostot që të jetë sa më i thithshëm produkti. Megjithatë produket që dalin nag qumështi shqiptar janë mjaft të mira. Ne po synojmë të ruajmë cilësinë, kemi filluar në Amerikë eksportin. Duam të shkojmë me çmime të larta sepse nuk duam të humbasim cilësinë. Dhe duam të bëhemi faktor me çmimin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...