Rozana Radi e prekur flet për sëmundjen nga e cila vuan: Janë shumuar frikërat e mia

Në një lidhje në Skype për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan ishte këngëtarja Rozana Radi. Ajo u shpreh se vuan nga hipokondria, një sëmundje e cila i shkakton asaj frikën se do preket nga ndonjë sëmundje.

Këta persona që vuajnë prej saj mendojnë që çdo gjë që lexojnë, ose çdo sëmundje e kanë në trup. Këngëtarja shprehet se në këtë situatë, frikërat janë shumuar edhe më shumë.

Orinda Huta: Më përpara ke deklaruar që ke qenë e kujdesshme ndaj sëmundjeve, ke një lloj frike të zakonshme.

Rozana Radi: Hipokondria quhet, është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e mjekësisë të vitit të dytë fakultet. Të cilët lexojnë shumë dhe ata mendojnë që çdo gjë që ata lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup. Unë këtë e përjetoj gjatë gjithë jetës sime, vazhdoj të mbetem në vit të dytë ne fakultet dhe kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithë jetën. Quhet hipokondri dhe po jam hipokondrite.

Orinda Huta: Si ka ndikuar këtë kohë sepse besoj se ka qenë problematike për ty?

Rozana Radi: Janë shumuar frikërat e mia, janë bërë në katror, por megjithatë këto dy ditë që dola, me thënë të drejtën jo se nuk kam qenë e kujdesshme. Më shqetësojnë njerëzit që nuk janë të kujdesshëm, që nuk i ruajnë distancat. Dhe mendoj nëse nuk do të isha një njeri pa simptoma, por do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat për vetë faktin, se do doja një botë të pastër, pa epidemi, një botë sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...