Ajo është përfolur shpesh herë për lidhjet e saj të dashurisë megjithatë asnjërën prej tyre nuk e ka bërë publike. Por së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale.

 

Pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit (lexo këtu), Oriola dhe Eros tashmë nuk fshihen më. Futbollisti ka festuar ditëlindjen me romantike, me tortë me qirinj dhe madje është veshur nga vetë modelja për të bërë foton e 25-vjetorit.

 

Në një foto të fundit ku Eros shfaqet i veshur sportiv me tuta dhe një palë syze festive, ai shprehet që Oriola e ka veshur me zor. Futbollisti nuk përmend emra, por kur Oriola publikoi foton e tortës së ditëlindjes, atëherë u kuptua se dyshja është bashkë! Madje surpriza nuk mbaron këtu, pasi ka qenë vetë modelja ajo që e ka përgatitur tortën në kushte shtëpie!