Berisha sqaron një herë e mirë përse nuk i’u përgjigj thirrjes së Ministrisë së Shëndetsisë për t’ju bashkur bluzave të bardha

Në një lidhje direkte në emisionin “Zonë e Lirë”, ish-kryeministri Berisha tregoi nëse kishte menduar t’i përgjigjej thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për t’ju bashkuar bluzave të bardha duke qenë se para se të merrej me politike kishte ushtruar profesionin e mjekut për 20 vite.

Berisha tha se nuk e kishte çuar në mendje këtë gjë pasi nuk e konsideron veten më mjek 30 vite pasi nuk e ushtron më këtë profesion.

“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake.

Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog.

Kam qenë 20 vite kardiolog. Mjekësia ka një parim bazë “primum nil nocere” që do të thotë së pari mos dëmto” tha Berisha

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...