‘E paaftë për detyra bazike, të justifikojë rrogën’, Voltana Ademi për Lleshajn: E njoh prej 15 vitesh, u ndjeva keq kur e dëgjova…

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e mëhershme të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për situatën e tregjeve në ‘kryeqytetin e veriut’.

 

Në një lidhje direkte për gazetarin Sokol Balla, Ademi tha se e njeh Lleshajn që prej 15 vitesh, para se të ishte ministër i Brendshëm, dhe se nuk është ndjerë mirë kur i ka dëgjuar ato fjalë në adresë të saj.

 

“Dua të them që unë ministrin e Brendshëm e njoh edhe pa qenë ministër, e njoh që para 15 vitesh. Dhe më erdhi shumë keq, u ndjeva shumë keq kur e pashë në televizor dhe kur dëgjova çfarë tha. Unë punoj në terren, për t’i ardhur në ndihmë sa më shumë njerëzve, nuk u dnjeva mirë kur dëgjova ato fjalë”, tha Ademi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...