“E vë X e të del dysh”, Rama paralelizon futjen e Shqipërisë në BE me një skedinë

168

Kryeministri Edi Rama, e ka konsideruar futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe uljen krah vendeve të Këshillit, si një skedinë.

- PUBLICITET -

në një lidhje me Skype, në emisionin “Përballë”, Rama tha se ai ka hequr dorë nga afatet e vendimin sepse sipas tij, në Këshill mblidhen 27 mendje me 27 palë halle. kryeministri e krahasoi këtë situatë me një skedinë, të cilës ti i parashikon një rezultat, por që në të vërtetë del ndryshe.

Pyetje: A është objektivi juaj që fundi i këtij nën presidencën gjermane të zhvillohet takimi ndërqeveritar me vendet e Këshillit?

Edi Rama: Nuk vendos unë objektiva me afate, më. Që nga tetori i vitit të kaluar unë kam hequr dorë nga vendimet me afate, sepse e kam mësuar përmendësh dhe e ka kuptuar se si vendosen afatet në atë botën tjetër. Atje ku mblidhen 27 palë vende, 27 palë mendje me 27 palë halle dhe është pak a shumë si skedian që ti e vë x të del dy, ti ë vë dysh e të del x. Kështu që…ne jemi gati. Kur ata të na thonë, jemi ok.

Bashkimi Evropian i ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detyra shtëpie’ për t’u përmbushur.

- PUBLICITET -