Çfarë kanë parashikuar yjet për këtë javë? Horoskopi nga Jorgo Pulla

DASHI

Dash, për ju këtë javë mund të ekzistojnë disa cështje të cilat mund t’ju drejtojnë të ndryshoni rrotë në planin tuaj ekonomik.Katrori i Marsit që ndodhet në Ujor me Uranin që ndodhet në Dem, krijon shqetësime dhe ju thotë të përqendroheni në c’do gjë që lidhet në rregullimin e financave tuaja. Në 8/4, Hëna e plotë, e cila do të realizohet në boshtin tuaj (Dashi-Peshorja) në këndin me gradë 18, do t’ju tregojë se disa lidhje kanë bërë rrethin tyre dhe tani është momenti të mbyllen. Në 11/4, hyrja e Merkurit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë në komunikimin tuaj me të tjerët.
Dashuria: Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet tek Ujori, do të ndihmojë në qëndrimin tuaj pasi akoma dhe nëse ndiheni cuditshëm këtë javë, me siguri do të ekzistojnë caste në jetën tuaj personale të cilat do t’ju kënaqin. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, kini kujdes shpërthimet që mund të ekzistojnë, pasi dhe java nuk do t’ju drejtojë në menaxhimin e duhur të tyre. Nëse jeni të lirë, një person i rrethit shoqëror do të fillojë t’ju afrohet.Puna dhe Ekonomia: Hëna e plotë, e cila do të realizohet në boshtin tuaj në 8 Prill, tregon se mund të ekzistojnë cështje në fushën profesionale, të cilat do t’ju drejtojnë të merrni vendime. Mirë do ishte këto vendime të jenë rezultate mendimesh të pjekura dhe jo nxitimi, për ndryshe do ta vërtetoni shumë shpejtë se bëtë gabim. Nga ana tjetër, pritet të ekzistojnë disa ulje-ngritje ose në fushën tuaj profesionale ose në atë ekonomike, të cilat mund të rregullohen, mjafton ta keni dhe ju këtë dëshirë.

DEMI
Dem te dashur , këtë javë ka mundësi t’ju shfaqen disa mendime të cilat do t’ju shkaktojnë pasiguri, ndaj investoni kohë dhe vëmëndje personave që mund t’jua largojnë këtë ndjenjë. Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 8 Prill, do t’ju shtyjë të zgjidhni tani disa cështje të lëna pezull në të kaluarën, ose personale, ose në punë. Mendimi i një personi të dashur do të luajë rol në vendimet tuaja. Në 11 Prill, hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit, tregon kontakte sekrete dhe bisedime.Dashuria: Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet tek Ujori, do t’ju ndihmojë të ndjeni siguri në lidhjen tuaj me partnerin. Interesimi juaj për të, do të krijojë një klimë të mirë dhe do bëjë që partneri t’ju shohë në sy. Nëse jeni të lirë, ka shumë mundësi të ekzistojnë ndryshime në fushën sentimentale, të cilat nuk përjashtohen t’ju drejtojnë të gjeni një interesim tëri në një person që tashmë njihni.Puna dhe Ekonomia: Këtë javë, do duhet të keni durim për të mos lënë disa ndryshime të cilat do të ndodhin në fushën profesionale t’ju ndikojnë apo t’ju nevrikosin. Katrori i Marsit që ndodhet tek Ujori me Uranin që ndodhet në shenjën tuaj, tregon se tjera doni ju, dhe tjera ndodhin.Nga ana tjetër, bisedime qëlidhen me financat tuaja mund t’ju shtojnë shqetësimet tuaja, vecanërisht nëse krijoni skenare të ndryshme në mëndjen tuaj.

BINJAKET
Per juve te shenjes se Binjakëve , këtë javë, trekëndëshi i cili do të realizohet midis Afërditës që ndodhet në shenjën tuaj dhe të Marsit që ndodhet në Ujor, flet për shfaqjen e ndjenjave tuaja dhe sukseseve sentimentale. Gjithashtu, tregon interesa të reja dhe flirtime në horizont. Hëna e plotë e cila do të realizohet në 8 prill në boshtin e Dashit-Peshorja, tregon se mezi po prisni të shpëtoni nga një histori sentimentale, por mirëdo ishte ta mendoni shumë para se të vendosni. Në 11 Prill, hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit, tregon se fillon një periudhë ku do të luaj një rol të rëndësishëm mendimi i shokëve në cështjet tuaja.Dashuria: Nëse ndodheni në një lidhje, trekëndëshi midis Afërditës dhe Marsit tregon që do të keni mundësinë të kaloni caste të bukura së bashku me partnerin tuaj dhe në këtëdo të ndihmojnë shumëaktivitetet e përbashkëta kreative. Nëse jeni të lirë, ka shumë gjasa t’ju afrohet një person që ndodhet në ambjentin tuaj të gjërë, pasi tani do të gjejë mundësinë për ta bërë. Mirë do të ishte të mos ndikoheni dhe të lini gjëra pezull në fushën sentimentale.Puna dhe Ekonomia:Këtë javë, pas një përiudhe të gjatë ku ju shqetësonin kryesisht cështje profesionale, do të vëreni se se ato nuk janë më në qëndër të interest tuaj. Sa të kalojnë ditët, kjo do të bëhet akoma më e theksuar, ndaj përpiquni në fillim të javës të rregulloni disa gjëra të lënë pezull në këtë fushë. Katrori i Marsit që ndodhet në Ujor me Uranin që ndodhet në Dem, tregon se mund të zbulohen disa informacione të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni dicka më shumë për një cështje profesionale, për të cilën nuk kishit një pamje të qartë.

GAFORRJA
Ju Gaforre, këtë javë do të ndjeni shumë nevojën për të shprehur ndjenjat tuaja, ankesat, nervozizmin dhe gëzimin tuaj! Katrori i Marsit që ndodhet në Ujor me Uranin që ndodhet në Dem, tregon se mund të mos gjeni mënyrën e duhur për të gjtiha ndjenjat tuaja, dhe kjo mund të krijojë keqkutptime dhe në personat tuaj të afërt. Hëna e plotë e cila do të krijohet në boshtin Dashi-Peshorja, ju detyron të merrni vendime në cështje profesionale. Në 11 Prill, hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit, inaguron një periudhë me shumë bisedime që kanë të bëjnë me punën.
Dashuria: Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet në Ujor, do të favorizojë cështjet e zemrës, ose jeni beqarë, ose ndodheni tashmë në një lidhje, pasi do t’ju bëjë të përqendroheni në to. Java tregon se do të fitoni përsëri kontakte të ngushta me partnerin tuaj dhe të rindizni zjarrin midis jush. Nëse jeni të lirë, mendja juaj ka mundësi të rrotullohet në një person të kaluarës dhe nuk përjashtohet këtë javë të kërkoni mundësi për të komunikuar përsëri me të.Para se të tentoni ama, sigurohuni më pas se terreni është i lirë.Puna dhe Ekonomia: Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 8 prill, tregon se mund të ekzistojnë bisedime me kolegët tuaj ose me persona që lidhen me ambjentin tuaj profesional që nuk do t’ju pëlqejnë. Por ju përpiquni të gjeni pikën zbutëse dhe mos i coni debatet në maja.Paralelisht, ana ekonomike ka nevojë për kujdes dhe këtë javë pasi katrori i Marsit me Uranin tregon se mund të shfaqen disa detyrime të “harruara”.

LUANI
Luani im, këtë javë, trekëndëshi që formon Afërdita që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet tek Ujori, premton caste të këndshme në jetën tuaj personale. Komunikimi me persona që gjithmonë keni dicka për të thënë së bashku, është i domosdoshëm këtë javë! Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 8 Prill, mund të ndryshojë mendim për disa persona në shenjën e dashit dhe premton se periudhën e ardhshme do të ekzistojnë mundësi për të komunikuar përsëri me persona që jeni larguar!Dashuria: Trekëndëshi i Afërditës me Marsin tregon se castet me partnerin tuaj do të jenë të pacmueshme dhe do t’ju ngrenë humorin. Por kini kujdes pasi në të njëjtën kohë, katrori i Marsi me Uranin që ndodhet në Dem, do t’ju drejtojë të përcillni nervozizmin që ju shkaktojnë të tjerët, brenda lidhjes tuaj. Nëse jeni të lirë, komunikimi me një person që ju intereson është vetëm në dorën tuaj, ndaj dhe mos kërkoni ndihmë nga përsona të tjerë.
Puna dhe Dashuria: Katrori i Afërditës me Uranin tregon se fusha profesionale do të jetë mjaft e kërkuese për ju këtë javë, dhe urdhërat e të tjerëve në punë do t’ju shkoaktojnë nervozizëm. Në rast se ndiheni të në një situatë të padrejtë, mirë do ishte këtë ta flisni vetëm me personin që konsideroni përgjegjës për ktë, pasi hapësirat në punë s’do të ndihmojnë të gjeni të drejtën tuaj.

VIRGJERESHA
Virgjëreshat e mia, këtë javë, trekëndëshi që formon Afërdita që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet në Ujor, premton “lehtësira” në fushën tuaj profesionale.Gjithashtu, premton ndihmë në punë, detyrime dhe ngarkesa rutine të cilat kanë filluar dhe ju shtohen ditët e fundit. Hëna e plotë, e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 8 Prill, mund të frijojë tensione disa momente, të cilat do të prishë humorin tuaj, qoftë dhe përkohësisht. Nga 11 Prilli, kur Merkuri në shenjën e Dashit, do jetë më e lehtë për ju të thoni ato që ju shqetësojnë.Dashuria: Trekëndëshi i Afërditës me Marsin do t’ju ndihmojë për tu afruar me ndonjë person nga ambjentin i punës ose që e shihni përdita! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, detyrimet e përditshmërisë mund të krijojnë përballje midis jush dhe partnerit, të cilat me rradhën e tyre do të krijojnë një klimë të tensionuar. Përpiquni të mos i kaloni partnerit tuaj nervozizmin e ditës pasi do ishte e lehtë ta përfshinit në të njëjtën klimë. Biseda me partnerin tuaj për planet tuaja të ardhshme mund të krijojë klimën e një dite të lodhshme.
Puna dhe Ekonomia: Fusha profesionale favorizohet këtë javë pasi do të vëreni se ekziston një favor kundrejt jush nga persona që ndodhen në pozicione-kyce në ambjentin e punës tuaj. Trekëndëshi i Afërditës me Marsi, do t’ju ndihmojë të rregulloni gjëra të lënë pezull dhe c’do gjë që lidhet me punën dhe t’i coni deri në fund me sukses. Por nuk përjashtohet ndonjë moment të ekzistojë një pengesë e papritur në to, edhe pse as ajo nuk do mundet t’ju dekurajojë!

PESHORJA
Peshore, këtë javë Afërdita që ndodhet tek Binjakët, do të formojë trekëndësh me Marsin që ndodhet në Ujor dhe kjo tregon se do të shfaqen biseda të këndshme me persona interesantë. Nga ana tjetër, katrori i Marsit me Uranin që ndodhet në Dem mund të sjellë në dukje ankesa të cilat mund të krijojnë tension akoma dhe në një lidhje të mirë. Hëna e plotë, e cila do të krijohet në 8 Prill në boshtin e Dashit-Peshore, ju thotë të mos i coni gjërat në maja nëse nuk doni të krijoni një cështje të pazgjidhshme në një bashkëpunim. Dashuria;Trekëndëshi i Afërditës me Marsin, sjell biseda të këndshme midis jush dhe partnerit dhe ju nxit të merreni me aktivitete të cilat shpërthejnë imagjinatën dhe produktivitetin tuaj.Nëse qëndroni në të njëjtën shtëpi me partnerin tuaj, kini kujdes punët e shtëpisë dhe cështje që lidhen me të në një kornizë të përgjithshme, pasi mund të bëhet shkak debatesh. Nëse jeni të lirë, flirtimi me ndonjë person q ëju intereson, do të fillojë të japë fryte, akoma dhe në distancë!
Puna dhe Ekonomia: Këtë javë nuk do të jetë e lehtë të mbani shënime në rast se dëgjoni dicka që do t’ju nevrikosë në punë dhe kjo do të krijojë njësfond të mirë për kundërshtime. Këto ditë priten të jenë presionuese për ju, por mendime të këndshme që lidhen me cështje sentimentale, do t’jua rrisin durimin! Nga data 11 Prill, Merkuri do të ndodhet në shenjën e Dashit dhe ju thotë se për të kuptuar një koleg, do duhet të përpiqeni të vendosni veten në pozitën e tij.

AKREPI
Këtë javë do të shfaqen ndjenja të forta të cilat do t’I “nxjerrë” trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tëk Binjakët me Marsin që ndodhet tëk Ujori. Ky kënd mund të krijojë qëndrim pushtues ndaj të gjithë personave tuaj të dashur, por dhe do ju duhte të mbani balancat pasi sjellja juaj pritet të jetë mjaft presionuese ndaj tyre. Për ktë fakt, bashkpunon dhe katrori i Marsit me Uranin që ndodhen në Dem, i cili tregon tension, nervozizëm dhe ndryshime. Hëna e plotë që do të realizohet në boshtin Dash-Peshore në datë 8 Prill, do të sjellë lodhje e cila do të vijë si pasojë e atyre që mendoni, pasi mendja juaj funksionon pa pushim duke bërë skenare. Në 11/4, hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit, do t’ju ndihmojë të rregulloni dhe të llogjikoni shqetësimet tuaja.Dashuria: Ditët e para të javës mund të kenë aq shumë tension dhe dashuri, sa këto të dyja mund të jenë të kundërta, por bashkë do të krijojnë një atmosferë të mirë në lidhjen tuaj me partnerin. E vetmja gjë që mund ta “vranësojë” këtë klimë, janë lëvizjet e papritura nga ana juaj, ndaj do duhet t’i shmangni.Nëse jeni të lirë, një bisedë mund të bëhet shkak për të zbuluar se keni shumë të përbashkëta sesa imagjinonit me një person që ndodhet pothuajse pranë jush.Puna dhe Ekonomia: Ditët e para të javës, do ju duhet të jeni më të kujdesshmën në menaxhimin e cështjeve tuaja profesionale, pasi do të ekzistojë një nervoziëm i fortë i cili nuk do t’ju ndihmojë aspak në lëvizje të sakta. Sa kalojnë ditët, aq do të ulet tensioni dhe do të jetë më e lehtë për ju të zgjidhni tema të punës. Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në datë 8 Prill, tregon se mund t’ju shfaqën dhe cështje të lëna pezull në punë.

SHIGJETARI
Shigjetarët e mij, këtë javë interesi juaj do të kthehet në lidhjet tuaja ndërpersonale, pasi trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet në Ujor, ju tregon sesa të rëndësishme janë. Në të njëjtin moment, katrori i Marsit me Uranin që ndodhet në Dem, do ta prishë për pak klimën tuaj të bukur, pasi mund të ndryshojë disa gjëra që keni të mirëqëna. Hëna e plotë, e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 8 Prill mund të ndihmojë një cështje sentimentale, por për të arritur në ktë, do duhet të njihni pjesën tuaj të përgjegjësisë në gjëra.Dashuria: Këtë javë do të investoni në fushën sentimentale pasi trekëndëshi i Afërditës me Marsin tregon se do të ekzistojnë shumë persona interesantë që do t’ju tërheqin vëmëndjen. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, mirë do të ishte të qëndroni të përqëndruar në të, pasi katrori i Marsit me Uranin tregon se akoma dhe një gabim i vogël do të mjaftojë për të ndryshuar situatën. Nga data 11/4 kur merkuri do të kalojë në shenjën e Dashit, do të jetë shumë ndihmues për c’do gjë që lidhet me komunikimin dhe flirtimin!Puna dhe Ekonomia: Interesi juaj këtë javë, nuk do të jetë mbi fushën profesionale pasi jeta personale do të përbëjë prioritet, por pavarësisht këtij fakti, do të ekzistojnë cështje të cilat kanë nevojë për vëmëndjen tuaj. Trekëndëshi i Afërditës me Marsin mund të ndryshojë klimën e një bashkëpunimi për më mirë, nëse përpiqeni.Bisedimet për c’do gjë që lidhet me bashkëpunime profesionale mund të sjellin rezultatin e dëshiruar dhe të krijohet një klimë e mirë midis jush dhe të tjerëve.

BRICJAPI
Bricjapët e mij, këtë javë do të aktivizoheni më shumë në cështje që lidhen me detyrime profesionale, projekte dhe ndryshime në punë. Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet në Ujor, tregon se mund të keni shumë punë këto ditë, por do të shpërbleheni më tepër për të. Në të njëjtën kohë, katrori i Marsit me Uranin që ndodhen në Dem, mund të krijojë nervozizëm për cështje të fushës sentimentale. Hëna e plotë e cila do të realizohet në 8 Prill në boshtin e Dash-Peshore, do t’ju tërheqë dhe njëher vëmëndjen mbi punë, me rezultat shfaqjen e ankesave në shtëpi.Dashuria: Trekëndëshi i Afërditës me Marsin, promovon një klimë të mirë në jetën tuaj personale, por do duhet të ndihmoni dhe ju në ktë. Ka mundësi të ndjeni nervozizëm momente- momente, me rezultat që partneri juaj të jetë ai që do të durojë pasojat e nervozizmit tuaj. Përpiquni të mos i përcillni shqetësimet që vijnë nga fusha të tjera jetës tuaj personale, pasi do t’ju ndikojnë mjaftueshëm. Nëse jeni të lirë, hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dash-Peshore në 8 Prill ju fton të shikoni thellëbrenda vetes para se të vendosni të zgjidhni personin që do të bëni një fillim të ri.Puna dhe Ekonomia: Këtë javë, përditshmëria me detyrimet tuaja profesionale dhe të tjera, do të përbëjë një rutinë të këndshme për ju pasi do të kërkoni më tepër. Tani është mundësia për të mbledhur disa gjëra të lënë apezull në punën tuaj periudhën e kaluar. Frymëzimi juaj s’do t’ju mbaktisë as këtë javë dhe ekziston mundësia ta shprehni akoma dhe përmes aktiviteteve tuaja në punë!

UJORI
Ujorë të dashur, java vjen me ndjenja të përzjera për ju, pasi nga njëra anë trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet në shenjën tuaj, ju fal energji dhe humor të mirë.Nga ana tjetër ama, katrori i Marsit me Uranin që ndodhet në Dem tregon ndryshime. Ndaj, këtë javë, mirë do të ishte të mbështeteni vetëm në fuqitë tuaja për c’do gjë që doni të bëni, pasi të tjerët mund të shkelin premtimet e tyre dhe të bëhet burim nervozizmi për ju. Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dash-peshore në 8 Prill, tregon se mund t’ju mërzisin disa persona që qënden në ambjentin tuaj. Nga data 11/4 kur merkuri do të kalojë në shenjën e Dashit, do të jetë më e lehtë për ju të rregulloni disa keqkuptime.
Dashuria: Humori juaj për flirtime dhe lojra sentimentale kanë mundësi t’ju sjellin ngatërresa në jetën tuaj personale nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Përqëndrohuni tek partneri juaj dhe kërkoni aktivitete të cilat mund t’ju mbajnë të angazhuar, pasi ndryshe kora e lirë që do të keni, do t’ju sjellë debate. Nëse jeni beqarë, lëvizjet e një personi që ju intereson, mund t’ju ngatërrojnë dhe të mos jetë e lehtë të dilni në përfundime për të.Bëni durim pasi ditët mund të mos ju lejojnë t’i shihni gjërat objektivisht.
Puna dhe Ekonomia:Frymëzimi hde imagjinata juaj do t’ju ndihmojnë në cështje profesionale pasi do të keni një mënyrë të vecantë për t’ja dalë në c’do punë që do t’ju ngarkohet. Katrori i Marsit me Uranin flet për surpriza të papritura akoma dhe me shkakun më të vogël. Ndërkohë, cështje që ju kanë shqetësuar në të kaluarën, do të shfaqen me “vrull” duke ju ftuar të përballeni me to pa lejuar nervozizmin tuaj të mbajë frenat në punën tuaj.

PESHQIT
Peshqit e mij, këtë javë do të shihni vetën duke rikujtuar momente të këndshme të kaluarës, ndaj dhe për këtë arsyje do të mohoni kategorikisht të ndërmerrni përsipër c’do gjë që lidhet me punë, dëtyrime dhe cështje të përditshmërisë. Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet tek Ujori, do të zgjojë ndjenja shumë të forta. Nga ana tjetër, katrori i Marsit me Uranin që ndodhet në Dem, mund të sjellë disa debate me persona te rrethit tuaj të ngushtë. Hëna e plotë e cila do të realizohet në datë 8 Prill në boshtin Dash-peshore, tregon se do duhet të jeni më të kujdesshëm me cështjet tuaja ekonomike dhe të mos lejoni nevojat imagjinare t’ju tërheqin drejt blerjeve të panevojshme. Në datë 11/4, Merkuri kalon në shenjën e Dashit dhe do t’ju ndihmojë të rregulloni më mirë c’do gjë që lidhet me fushën ekonomike.
Dashuria: Këtë javë trekëndëshi i Afërditës me Marsin tregon se mjaftojnë disa caste me partnerin tuaj në shtëpinë tuaj, dedikuar vetëm ju të dyve, për t’ju afruar. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të kërkoni kujtime nga një lidhje e të kaluarës, por mirë do të ishte të fokusoheni në të tashmen. Një person që ndodhet në ambjentin tuaj mund t’ju sjellë një informacion për dikë që ju intereson, e cila do të përbëjë një pikë referimi për lëvizjet tuaja të ardhshme.Puna dhe Ekonomia: Katrori i Marsit me Uranin i cili do tërealizohet këtë javë, tregon se sado me shumë njerëz që të rrëthoheni në punën tuaj, aq më të mëdha janë mundësitë për tu krijuar tension dhe nervozizëm. Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 8 Prill, ju thotë të përqëndriheni në pjesën ekonomike të nje bashkëpunimi profesional, pasi mund të shfaqen disa ndryshime në të.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...