“Për të pame e për të bame”/ Jozefina Topalli “zbulon” ngjashmërinë e Bashës me Enver Hoxhën

751

Kreu i opozitës Lulzim Basha, është bërë sot “nostalgjik”, teksa postoi një video në rrjetet sociale në kuadër të 11 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Krahas videos Basha shkruan “kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike”.

Pas këtij statusi “të fryrë” të kryedemokratit, i cili ka hequr nga video gjithë qeverinë duke e personalizuar si fitore te tij, nuk ka munguar dhe reagimi i ish kreparlamentares Jozefina Topalli.

Në reagimin e saj, duke e krahasuar me ish diktatorin Enver Hoxha, i cili hiqte fshinte emrat e fotot e protagonistëve të ngjarjeve të mëdha, Topalli shkruan se Basha i ngjan për të “pame e për të bame”.

“Enver Hoxha fshinte emrat e fotot e protagonisteve te ngjarjeve te medha.
Ky i ngjan per te “pame e per te bame”.
I pa afte per t’ u turperuar.”, shkruan Toplli në reagimin e plotë.