Florjan Binaj kritikon hapur Top Channel/ “Promovon antivlerat, po hap rrugë pa krye”

Florjan Binaj është një ndër aktorët ikonë të Portokallisë. Flori njihet për origjinalitetin e tij dhe për tipin e drejtpërdrejtë dhe këtë na e ka vërtetuar edhe ditën e sotme.

Aktori ka kritikuar televizionin ku punon “Top Channel” për një program që po transmetohet së fundmi.

Binaj ka bërë një status në rrjetet sociale, ku thotë se është jashtë mase i zhgënjyer nga emisioni i “Top Channel”, për të cilin thotë se po promovon antivlera.

“TV duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orjentimi dhe frymëzimi… Sot u zhgënjeva jashtmase nga 1 program që po jepet në TV ku punoj… Dëshpërim që sot në TV promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, ka shkruar Flori pa përcaktuar emisionin.

Mendohet se kritikat kanë qenë për reality-shown më të ri në këtë televizion “Aventurierët”, i cili ka si protagonistë disa të rinj që duhet të jetojnë së bashku për disa javë në një banesë, por që në puntatën e parë u vu re fjalori banal dhe alkooli

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...