“Edi Rama ka gënjyer qytetarët”/ PD i numëron premtimet e pambajtura

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan kujton sesi në datën 17 mars, kreu i qeverisë premtonte se “Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”. Por, sipas Bardhit, e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. “Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

 

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

 

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.

 

3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

 

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.”-shkruan Bardhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...