AKSIDENT ME VDEKJE NË AKSIN SHKODËR-VELIPOJË, PËRPLASEN MAKINA ME MOTORIN

418

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua në aksin Shkodër-Velipojë, ku një automjet eshte perplasur me nje motor, dhe për pasojë ka nderruar jete drejtuesi i motorit.

Informacioni i policise

Shkoder/Informacion Paraprak

Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit