“Ashtu nuk treten dhe ndjenjat e mia për ty”, Mariza Ikonomi e kujton kështu pas 3 vitesh mungesë Françesk Radin

Këngëarja e njohur, Mariza Ikonomi ka zgjedhur që ditën e sotme ta kujtojë në mënyrën më të veçantë profesorin e saj të muzikës, të ndjerin Françesk Radi. Ajo ka publikuar një foto së bashku me të në llogarinë në ‘Insagram’, duke i dedikuar Radit fjalët më të ndjera.

 

“Eh profesor i dashur, nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe në pallat të pionerit dhe kërkojë një vajzë të voçkël për të kënduar këngën “Telefonatë Zemrash”. Nuk e harroj kurrë momentin kur më zgjodhe mua. Vërtet më zgjodhe mua, por dhe unë të zgjodha ty, që kur pashë tek ty një artist të madh me një profesionalitet të hekurt dhe një zemër të pastër e të kulluar si ajo e një fëmije, ashtu siç isha dhe unë.

 

Mezi prisja orët e provave që të këndoja këngën. Ajo këngë vërtetë ishte dhe mbeti një thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe më fort në zemrën time dhe vazhdon këndon. A mund t’ia shuajmë diellit atë zjarr, a mund ta shterim një oqean? Ashtu nuk treten dhe ndjenjat e mia për ty, le të jemi sado larg profesor, mik i dashur. 3 vite pa ty”, ka shkruar Mariza krah postimit të fundit.

Këngëtarja ka ndarë edhe disa video krah artistit të madh, Francesk Radi, duke kujtuar plot nostalgji kohën kur ka mundur të këndojë së bashku me të me kitarë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...