Si do të jetë moti për 10 ditët e para të prillit? Do të ketë të papritura…

Dita e sotme ka qenë e gjitha me reshje shiu, megjithatë gjatë natës në territorin tonë do të ketë kthjellime.

 

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tregoi në një lidhje për Report Tv u shpreh se nga dita e nesërme e në vazhdim të muajit pritet që të kemi rritje graduale të temperaturave, por nuk përjashtohet që të kemi edhe prezencë të pakët të reshjeve.

 

“Data 1 prill ka sjell prezencë të dukshme të reshjeve të shiut, po ashtu edhe të dëborës kryesisht në zonat malore, por edhe në zonat veriore dhe në ato verilindore. Gjithashtu dëbora ka qenë prezente edhe në rrethinat e Shkodrës dhe Lezhës. Situata do vijoje e tillë deri në orët e pasdites. Pasdite dhe në mbrëmje presim përmirësim të kushteve të motit.

 

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të kemi përmirësim të motit duke bërë që zona e ulët dhe zona bregdetare të jetë me mot të kthjellët. Do të kemi pauzë të reshjeve të shiut. Ndërsa në zonat malore moti do të kthjellohet në orët e vona të natës dhe do të kemi pauzë të reshjeve të dëborës. Vlerat mëngjesin e sotëm kanë qenë -4 gradë Celcius. Ndërsa maksimumi ka qenë në 13 deri në 14 gradë Celcius, duke pësuar një rënie me 4 deri në 6 gradë. Në vijim të muajit pritet të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.

 

Në fundjavë do të shënohen vlera deri në 21 gradë celcius që janë vlera normale për muajin që ndodhemi. Ndërsa vlerat minimale pritet që të jenë mbi 0 gradë celcius në të gjithë territorin shqiptar. 10 ditëshi i parë i muajit do të jetë me mot të kthjellët por nuk përjashtohet që të kemi edhe prezencë të pakët të reshjeve.

 

Do të jenë reshje të karakterit lokal. Reshje afat shkurtra. Nga dita e nesërme pritet që të kemi rritje graduale të temperaturave”, tha meteorologu, Hakil Osmani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...