Leje për dalje në vitin 2028?! Qytetarët publikojnë përgjigjet e dërguara nga Policia e Shtetit, çuditë me datat

689

Shumë qytetarë janë dyndur për të aplikuar për leje për dalje, tshmë që vetëm një person për çdo familje mund të dalë nga shtëpia, për të rkyer nevojat e të gjithë familjes. Aplikimi bëhet me SMS ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, ndërsa shumë prej aplikuesve janë habitur me përgjigjet që kanë marrë.

Në një foto të publikuar nga JOQ, shihet se si një qytetari nga Elbasani i është aprovuar leja për të dalë në vitin 2028.

Në foton e dërguar nga vetë qytetari, shihet se si ka lejen për të dalë më datë 16 mars të vitit 2028 në orën 07:30.
Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 223. 44 persona janë të shëruar dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.