Digjet banesa në Malësi të Madhe, familja 6 anëtarëshe në qiell të hapur

612

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në orët e pasditës së të martë në fshatin Gruemirë të Bashkisë Malësi e Madhe.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në banesën e shtetasit Angjelin Prroja. Familja me 6 anëtarë kanë arritur të dalin në kohë, por tashmë nuk kanë më një strehë ku të kalojnë natën.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që ka nisur një hetim për të mësuar shkaqet e tij.