Nga Tuzi në këmbë në Shkodër, 13 shqiptarë 4 orë në pritje për një mjet transporti, një shofer del vullnetar…

Teksa lëvizja e automjeteve është pezulluar për shkak të masave kundër virusit, ka bërë që 13 shtetas shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga Mali i Zi, kanë ecur në këmbë nga Tuzi, drejt Shkodrës. Raportohet se këta shtetas pasi priten për më shumë se 4 orë të bllokuar në Shkodër, pasi nuk kishte mjete për transport, një drejtues i një furgoni doli vullnetar për t’i transportuar ata në Durrës dhe Tiranë.

Pasi morën autorizimin nga policia, 13 personat e bllokuar në Shkodër, tashmë do të jenë pranë familjeve të tyre. Mësohet se ata kishin 2 javë që punonin në Tuz por pas situatës së virusit atje, u është kërkuar të largohen nga vendi, ndërkohë që kjo komunë është në izolim për shkak të 15 rasteve që rezultuan pozitivë.

Ndërkohe në kufi janë testuar nga stafi mjekësor dhe kanë marre një autorizim që deklaron se janë të pastër nga virusi. /Nga Senad NIKSHIQI/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...