‘Mamin s’ma gjeti as Aida Shtino’/ Moderatorja mërzitet me Arbana Osmanin: Po hidhet baltë në punën 11-vjeçare, s’ka qënë kurrë në emisionet e mia

Moderatorja Aida Shtino duket se nuk e ka marrë shumë mirë përmendjen e emrit të saj në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, drejtuar nga Arbana Osmani. Gjatë një emisioni, ku një djalë gjeti nënën e tij biologjike pas 41 vitesh kërkime. Në gëzim e sipër ai komplimentoi Arbanën duke i thënë se ia kishte gjetur nënën ndryshe nga Shtino.

Pasi ka parë episodin, Aida Shtino ka reaguar duke u shprehur se djali nuk kishte qënë asnjëherë në emisionet e saj duke e përgënjeshtruar “protagonistin”.

“Epo në tërë këtë zallamahi që po kalojmë duke parë Tv e kthej rastëëisht tek Arbana dhe dëgjoj emrin tim dhe emisionin “Ku je”,a ty ku edhe unë kam filluar! U habita… “Aida nuk ma gjeti nënën dhe ma gjete ti…”. Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra… E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qënë asnjëherë! Epo të përmendet emri dhe të hidhet baltë mbi një punë 11-vjeçare, me rreth 1600 persona të gjetur, vetëm e vetëm për të bërë numra audience, kjo më habiti… Nëse ky është profesionalizëm s’di ç’të them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenje njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtur një jetë! Nejse shpresoj që këto fjalë t’i marrin me dashamirësi nga unë Aida (meqë më përmendën emrin), që për 11 vjet kam bërë këtë punë çdo ditë dhe kam transmetuar live çdo javë emisionin në kërkim të Njerëzve të Humbur,”-shkruan moderatorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...