Koronavirusi ka paralizuar të gjithë institucionet dhe shërbimet, publike apo private qofshin ato, thuajse në të gjithë botën.

Mirëpo një parukiere ka vendosur që të dalë në punë dhe në vend të një maske mbrojtëse, ajo ka përdorur një çadër, duke i krijuar dy vrima në formën e syve, që të mund të punonte.

Parukerja holandeze, që punon në sallonin “Bella Rosa”, në Osi, në veri të Eindhoven, Holandë, krijoi një mburojë të improvizuar nga një çadër për t’u ruajtur në këtë mënyrë nga një infektim i mundshëm i virusit korona.