Ngrënia e thonjve nuk është thjesht një ves, studimet tregojnë arsyen e vërtetë pse ndodh kjo

Kafshimi i tepërt i thonjve është një veprim çuditërisht i përhapur. Ky ves daton që në Greqinë e lashtë. Filozofi i lashtë grek Cleanthes, për shembull, u tha se ishte i varur nga ngrënia e thonjve. Studimet tregojnë se rreth 20% ose më shumë e të rriturve kafshojnë rregullisht thonjtë e tyre.

 

PsikoIogët kanë filluar të studiojnë këtë ves dekadat e fundit. Hipoteza është: kaf*shimi i thonjve ndihmon emocionet tona. Kur jemi të mërzitur, siguron stimulim; kur jemi të stresuar ose të irr*ituar, siguron një qetësi të përkohshme.

 

Por gjtihashtu sipas një studimi të botuar në Gazetën e Psikiatrisë Eksperimentale, kafshimi i thonjve mund të jetë një shenjë perfeksionizmi. Autori kryesor i studimit, Dr. Kieron O’Connor, deklaroi se individët me këto sjellje të përsëritura mund të jenë perfeksionistë, domethënë ata nuk janë në gjendje të pushojnë dhe të kryejnë detyra me një ritëm normal.Prandaj, ata janë të prirur të zh*gënjehen, nuk kanë durim dhe kanë pakënaqësi kur nuk i arrijnë qëllimet e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...