HYRJELAJMESHOWBIZMonika Kryemadhi pranon sfidën në Facebook, dhe bën pompa në shtëpi (Video)

Monika Kryemadhi pranon sfidën në Facebook, dhe bën pompa në shtëpi (Video)

Në këto kohë kur të gjithëve na është dashur që të vetëizolohemi në mënyrë që të shmangim përhapjen e koroanvirusit në vend, në rrjetet sociale janë gjetur forma të ndryshme për të qenë aktivë.

Një ndër to janë edhe sfidat që miqtë i bëjnë njëri-tjetrit. Mjaft popullore është ajo e të bërit pompa, pasi një mik të ka nominuar.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pranoi një sfidë të tillë. Ajo ishte duke larë enët, por pavarësisht kësaj, për disa sekonda vendosi që të kryejë “detyrën” e saj, pra të bëjë pompa.

Një mënyrë mjaft e mirë për të mbajtur veten në formë dhe për t’u stërvitur,në kohën që palestrat janë të mbyllura dhe të gjithë jemi të detyruar të izolohemi.

Një sfidë e tillë ka disa kohë që qarkullon në rrjetet sociale, Instagram edhe Facebook.

Nga ana e saj, Kryemadhi i hodh dorashkën e sfidës për katër miq, Olti Currin, Fiori Dardhën, Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun.

TE TJERA

spot_img