Kush është “pacienti zero” për Shkodrën, Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut flet vetëm për dy të dyshuar për infektim…

Ministria e Shendetësisë ka përfshirë edhe Shkodrën në hartën e qyteteve të prekura nga epidemia e virusit. Sot nga Tirana u kumtua zyrtarisht se një persont ka rezultuar pozitiv në testin e kryer, por pa dhënë më shumë detaje. Ky informacion nuk gjen konfirmimim në Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër që funksionon nën drejtimin e prefektit Çeks Millja. Në informacionbin e shpërndarë për mediat deri në orën 14.00 nuk thuhet se ka personq të prekur nga virusi.

“Nderkohe vazhdojne sensibilizimi komunitetit nepermjet inspektoreve dhe QSh per masat parandaluese, gjurmimi dhe vlersimi i rasteve te dyshuar per te gjithe personat qe kane hyre nga vendet e infektuara por edhe per ato qe i shfaqin..sic eshte rasti i nje 47 vjecari nga qyteti Shkodres te cilit i eshte marre mostra dhe eshte derguar ne ISHP ne Tirane se bashku me nje moster tjeter per te cilin presim pergjigje.”, thuhej në njoftimin e KMC-së Qarku Shkodër.

Pyetja që lind natyrshëm në këtë diskordancë informacioni në mes dy instancave shumë të rëndësishme të menaxhimit të situatës është: Ka apo nuk ka të prekur nga virusi në Shkodër? Kush tregon të vertetën dhe kush përpiqet ta fshehë apo zmadhojë atë? Transparenca është e domosdoshme në këtë situatë, veç të tjerave edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun serioz që u kanoset apo jo. Kush është 47 vjeçari apo personi tjetër që janë për ekzaminim në Tiranë? Personi i shpallur si i prekur nga Ministria e Shendetësisë është njëri nga ata apo është një tjetër? Të gjitha këtyre pyetjeve duhet ti jepet përgjigje dhe kjo përgjigje, përmes mediave të informojnë qytetarët. Sipas informacioneve paraprake, personi që sipas Ministrisë së Shendetësisë rezulton i infektuar në Shkodër, realisht është ekzaminuar dhe identifikuar si pozitiv në Tiranë, ku edhe i janë shfaqur simptomat e virusit.

Ndërkohë, mund të lexoni më poshtë një postim në Facebook dy ditë më parë lidhur me atë çfarë u deklarua sot. Nuk po bëjmë asnjë koment por thjesht po e spostojmë në formën e një fotoje. Vetë qytetari na e solli në vemendje këtë postim që ka si “koençidencë” rastin e parë me virus në Shkodër në datën që ai e ka publikuar dy ditë më parë. “Ky eshte sts jem dy dite ma pare. Sepse sipas informacioneve qe un kisha, pikerisht sot ishte vendos qe te beheshin analizat e para per qytetin e Shkodres. Me urdher nga ministria Shendetesis”, shkruan qytetari që ka dërguar foton më poshtë.

/ShkodraWeb Media/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...