I ati mjek në pension u kthye në detyrë, Vik Kraja reagon i prekur: S’na rri bytha në shtëpi…

1056

Artisti shumë i pëlqyer nga publiku, DJ i njohur, Vik Kraja, përmes një postimi të bërë në rrjete sociale ka treguar se i ati, një mjek i dalë në pension, është kthyer në detyrë për të ndihmuar spitalin e Infektivit në këto ditë të vështira pandemie.

 

Ai shprehet se mjekët po luftojnë për ne dhe që nga mosha e disa prej tyre, ata rrezikojnë shumë. Mjekët kanë lënë familjen dhe shëndetin e tyre për të ndihmuar shoqërinë dhe gjithçka duhet të bëjmë ne është të qëndrojmë në shtëpi.

 

“Heronjtë e së nesërmes!

Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po t’i mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.

 

Dhe ne s’na rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”, shkruan DJ Viki.