Bashkia Shkodër vazhdon mbështetjen e familjeve e individëve në nevojë për shkak të epidemisë…

Epidemia që ka pllakosur vendin tonë, ka krijuar probleme të shumta për mijëra familje. Edhe në Shkodër, janë krijuar probleme të mungesës së ushqimeve dhe materialeve higjenike.

Pasi ka njohur situatën, duke marrë informacionet e duhura në formë kapilare nga strukturat në territor, Bashkia e Shkodrës ka hartuar planit për të ndihmuar me ushqime e materiale higjenike familjet e individët më në nevojë në territor.

Ditë për ditë, përmes kontakteve direkt apo përmes telefonit, merret informacion për nevojat emergjente në territor dhe menjëherë, me mundësitë që ka, Bashkia e Shkodrës me grupet në terren, bën furnizimin me pako ushqimore dhe materiale higjenike shumë të rëndësishme në këtë kohë epidemie. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka thënë se Bashkia do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në këto ditë të vështira banorët në territorin e saj.

/shkodra web/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...