Shkodër, Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, nga DVP Shkodër, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën ndërlidhëse të Policisë italiane.

Nga forcat operacionale të DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe ndalimi, për qëllim ekstradimi, i shtetasit Arben Gorila, 52 vjeç, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qënë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, me Nr. 4178kl/1 Prot., datë 11.03.2020, ku rezulton se ky shtetas ka patur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, me Nr. 79 / 2020 SIEP, datë 20.02.2020, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”, sipas Kodit Penal italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...