“Mos na detyrojë as policia e as ushtria ta vlerësojmë jetën”, Flori Mumajesi ka një apel të fortë për të gjithë qytetarët

1183

Të shumta kanë qenë masat e rrepta që qeveria ka ndërmarrë përsa i përket lëvizjes së qytetarëve. Disa prej tyre nuk i kanë respektuar dhe tani duhet të përballen me pasojat dhe gjobat për shkelje. Lidhur me këto vendime të qeverisë së fundmi ka reaguar dhe kantautori, Flori Mumajesi.

 

Nëpërmjet një statusi në “Instagramin” e tij Flori bën një thirrje për të gjithë qytetarët që t’i respektojmë të gjitha masat që qeveria ka vendosur pa u detyruar nga policia apo ushtria. “Mendoj se nuk duhet të vazhdojmë as me shaka bëjmë sfida në rrjetet sociale se sa e merzitshme dhe e padurueshme, është të qëndrosh në shtëpi, duke numëruar ditët në një situatë si kjo! A mos duhet të bëjmë të kundërtën? Thjesht mendim është mos u mërzisni!

 

Po që të mos na detyrojë as policia e as ushtria ta vlerësojmë jetën! Le të veprojmë ndryshe vetë ne, duke i treguar jo vetëm atyre, por të gjithë botës që gjithmonë na ka parë si nga lart si një popull i vështirë, se nuk e shohim më si një lojë dhe se familja jonë e përbashkët është gjëja më e shtrenjtë që kemi!”, shkruan ai.

 

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama lajmëroi se nga dita e sotme në orën 13:00 deri të hënën në oren 05:00 askush nuk do të lëvizë nga shtëpia.