“Jam i prekur se ai është babai im”, i ati i dj të njohur bën gjestin human në këto ditë të vështira

563

Në këto ditë që po kalojmë mjekët janë heronjtë tanë dhe shpresa e të gjithë të sëmurëve. Që prej fillimit të kësaj situate të vështirë qeveria i bëri thirrje të gjithë mjekëve, studentëve të mjekësise dhe infermierëve të bashkoheshin pasi vetëm kështu mund t’ja dalim mbanë. Edhe i ati i Dj të njohur, Vik Kraja i është përgjigjur kësaj thirrje duke veshur përsëri bluzën e bardhë si mjek në spitalin infektiv. Ndonëse prej shumë vitesh ka dalë në pension ai ka vendosur të jetë pranë qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë në këto ditë të vështira. Nëpërmjet llogarisë në “Instagram” ka qenë vetë Vik Kraja ai i cili e ka bërë këtë lajm të ditur.

 

“Heronjtë e së nesërmes!

Nuk e di sa vite dhe sa orë pune bëhen po t’i mbledhësh një nga një në këtë foto..po luftojnë për ne, dhe si shihet mga mosha e disave, ka që rrezikojnë shumë. Kanë lënë familjet duke cënuar dhe shëndetin e tyre për ne. Dhe ne s’na rrin bytha në shtëpi??? Duam të dalim se u mërzitëm??? Jam i prekur se ai në mes është babai im që u rikthye në detyrë megjithëse kishte dalë në pension.Duroni duroni duroni sepse po vazhduam kështu do marim fund! Qëndroni në shtëpi”, shkruan Dj Vicki krah fotos ku shihen stafi mjekësor dhe babai i tij.

 

Në këto ditë mesazhet sensibilizuese dhe thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të bërë druim kanë qenë të shumta, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’ja lehtësuar punën mjekëve dhe për t’u kujdesur për veten e familjarët tanë.