Qytetarët shkodranë vazhdojnë të mos I binden këshillave të mjekëve për të qëndruar në shtëpi si një nga masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Edhe këtë të premte ato kanë zgjedhur të bëjnë shëtitjen e mëngjesit në pedonalen e “Molos” e cila duket se mbetet e preferuara e shumicës prej tyre.

 

Të pyetur se pse vazhdojnë të mos I zbatojnë rregullat e izolimit, ata shprehen kështu.

Prej ditësh, shëtitjet në pedonalen e “Molos” mbeten një problem I cili ka tërhequr vëmendjen e opinionit public.

Grumbullime e njerëzve janë ndër faktorët kryesorë të përhapjes së koronavirusit, por pavarësisht se numri I të infektuarve sa vjen e rritet në vendin tonë, kjo gjë nuk ka mjaftuar për të ndërgjegjësuar shkodranët që të lënë shëtitjet dhe të mbrojnë veten e familjarët duke qëndruar në shtëpitë e tyre.