Nga postimet në rrjetet sociale apo edhe nga intervistat e ndryshme, duket qartë se Rudina Dembacaj është ndarë me mirëkuptim nga ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj.

 

Ata kanë mbetur miq dhe kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin duke qenë se kanë edhe një vajzë së bashku, Viktoria.

 

Edhe pse tashmë Rudina ka nisur një histori të re dashurie me ish-deputetin Mark Frroku, ndjekësit e saj janë sërish kuriozë të dine rreth marrëdhënies me ish-burrin.Dikush i shkruan me humor nëse Aleksi ia këndon asaj vargjet e këngës “O Rudina ti pse më le?”, e po me humor aktorja i përgjigjet: “Aleksi ka shpëtuar! Ku durohem unë”.

 

Shkirmin e ka shoqëruar me emoji duke qeshur si dhe nuk ka lënë pa etiketuar edhe Aleksin, i cili më pas e ka ripostuar në “Instastory”-n e tij.

 

“Shyqy nuk bëra karantinë me Rudinën se do binte prap tërmet”, shkruan Varfaj në postimin e tij.