“Gylperi” flet për rolin e saj: Jam frymëzuar nga nëna ime

Aktorja Nurgul Yesilçay luan aktualisht rolin kryesor në serialin “Gylperi”, një nga serialet më të ndjekur në Klan Plus. Ajo luan rolin e një nëne me tre fëmijë, që ka kaluar shumë vështirësi në jetë.

Një nga sfidat më të mëdha për të ishte të rifitonte dashurinë e fëmijëve të saj. Për këtë rol, aktores i është dashur të përgatitet për 1 vit. Ajo ka treguar se është frymëzuar nga nëna e saj e cila ka rritur katër fëmijë.

“Nëna është si një pemë, që qëndron drejtë dhe e fortë. Dashuria e nënës për fëmijët e saj është dashuria më e pastër në botë. Në disa momente frymëzohem nga nëna ime. Ajo ka rritur katër fëmijë.

Fëmijët gjithmonë duan diçka, ndonjëherë të ngrenë nervat, por kjo është mëmësia, t’i menaxhosh të gjitha”-ka thënë aktorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...