Gazetari Eni Shehu pas lapsusit të Rudinës: Kur punoja në Klan rrogën ma hidhnin te Eni Çobani, historia që do ju bëjë të qeshni

234

Ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Rudina” ishte juristia e njohur, Eni Çobani. Gjatë prezantimit moderatorja Rudina Magjistari bëri një lapsur të vogël, duke ngatërruar mbiemrin e juristes me atë të gazetarit Eni Shehu.

Mirëpo në fakt nuk ishte një gabim i Rudinës pasi Eni Çobani në dokumenta zyrtare mban mbiemrin Shehu nga bashkëshorti. Mëngjesin e sotëm ka reaguar dhe gazetari Eni Shehu në llogarinë e tij në “Instagram” ku tregoi për ndjekësit e tij se kjo ngatërresa e mbiemrit kishte bërë që rroga e Eni Çobanit t’i kalonte atij në llogarinë bankare

“Ne fakt pertej “lapsusit” mbase nisur nga subkoshienca, Rudina Magjistari ka plotesisht te drejte. Nje here kur punoja ne Klan, me kaluan ne banke rrogen e Eni Çobani sepse ne dokumenta zyrtare ,juristja Eni mban mbiemrin Shehu(nga bashkeshorti). Sidoqofte, neser une (jojuristi) do jem ne emisiomim “Rudina” per nje vizite. Meqe te dyve na paska marre malli”: shkruan Eni Shehu krah videos së publikuar.