Zbulohet lidhja e Anxhela Peristerit me Klajdi Harunin, Prindërit e këngëtarit tregojnë detajin: Të bëjnë dashuri sa të duan

Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni janë dy nga këngëtarët më të preferuar të publikut shqiptar. Miqësia e tyre është e hershme që kur ishin shumë të vegjël në shkollën fillore.

 

Gjatë një interviste në lidhje të drejtëpërdrejtë në Ftesë në 5, prindërit e Klajdit kanë zbuluar lidhjen mes Anxhelës dhe Klajdit.

 

I ati i Klajdit tha se në Korçë, kur ata ishin të rinj kalonim shumë kohë bashkë dhe flisnin gjatë në telefon. Ai tha se një herë fatura e telefonit i kishte shkuar Klajdit 320 mijë lekë.

 

“Të kujtohet Anxhela…Një muaj na erdhi telefoni 320 mijë lekë, i thashë nënës së Anxhelës: Telefonin e paguaj unë, ata le të bëjnë dashuri sa të duan në telefon. Asokohe ashtu bëhej dashuria nga telefoni”,-tregoi babai i Klajdit.

 

Pas këtyre fjalëve, Anxhela u vu në siklet dhe tha se ajo nuk mban mend shumë gjëra, pasi ishte e vogël. Këngëtarja sbtoi se Klajdi i thurte poezi dhe ja recitonte nga telefoni.

 

“Kemi qenë shumë të vegjël, ishim në shkollë bashkë. Klajdi s’po i tregoj të gjitha. Zakonisht flisnim shumë në telefon. Klajdi më shkruante poezi, më merrte në telefon dhe m’i recitonte. Prandaj i shkonte telefoni aq shumë. Nuk i kujtoj dot tani se ishim vërtet shumë të vegjël”,- u shpreh këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...