A duhet të gatuani në tenxheren me presion? E vërteta që askush nuk e dinte deri sot

217

U bene disa vite qe kur doli tenxherja me presion qe grate kane gjetur zgjidhjen perfekte per te gatuar shpejt vaktet.

 

Me kalimin e viteve, modelet e tenxhereve me presion u bënë më të larmishme e me forma të ndryshme. Por a eshte i shëndetshëm gatimi me tenxheren me presion?

 

Shumë njerëz besojnë se gatimi me tenxhere presioni nuk është i shëndetshëm për shkak të presionit dhe temperaturës së lartë. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se gatimi në tenxheren me presion është mënyra më e mirë për ruajtjen e beta karotenit dhe acidit askorbik tek spinaqi.

 

Studime të tjera shpjegojnë se gatimi i brokolit në këtë tenxhere ruan 90% të vitaminës C. Gatimi me avull dhe zierja ruajnë respektivisht 78% dhe 66% të vitaminës C.