‘Në kurthin e Piter Pan’ anulon transmetimin, Alketa Vejsiu i sqaron të gjithë

Alketa Vejsiu ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se programi për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’ nuk do të jetë në transmetim mbrëmjen e sotme, për shkak të situatës delikate në vend.

“Sot do ta bëjmë pushim për shkak të situatës dhe sidomos për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. Shpresoj të shihemi shpejt miq. Nëse të hënën tjetër do të vendosim të jemi në transmetim do ta mendojmë se si.

Na jepni ju ndonjë ide, ç’mund të bëjmë pa fëmijët në studio? Urojmë që e gjitha të mbarojë sa më shpejt. Zoti e bekoftë Shqiperinë”, ka shkruar Alketa krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se për shkak të masave të marra në të gjithë vendin shumë programe televizive kanë anulluar transmetimin e tyre, për të siguruar shëndetin e gjithësecilit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...