Ajo ka 104 kg dhe 11 vjet më shumë se burri i saj

171

Ky çift unik thotë se përballen me paragjykime çdo ditë, por nuk lodhen me mendimet e njerëzve të tjerë dhe e shikojnë jetën pozitivisht.

Janë në lidhje që nga viti 2006, dhe të martuar nga 2010-ta. Ajo peshon sa gjysma e tij dhe tërheq pamje të habitura të njerëzve kur i shohin, por ata janë krenarë për marrëdhënien e tyre.

Anthony Pierceanti, 36 vjeç, nga Arizona peshon 84 kg, dhe gruaja e tij Gene, 47 vjeç, peshon 188 kg. Ata thonë se nuk janë ndryshe nga çiftet e tjera dhe se nuk ka nevojë që njerëzit ta shohin marrëdhënien e tyre si diçka të çuditshme.

“Ne jemi të ngopur me stereotipe duke u thënë se unë jam i fiksuar pas grave të kollme, thjesht e dua atë sepse për mua është e rëndësishme ajo që mban njeriu në shpirt”, thotë Anthony.

Ai i nxit të gjithë të jenë pozitivë si ai dhe gruaja e tij dhe të mos lodhen nga mendimet e njerëzve të tjerë. “Shijoni perëndimet e diellit dhe vlerësoni çdo moment,” thotë i dashuri Anthony.