SHKODRA ENDE ASNJË RAST ME KORONAVIRUS

Shkodra është futur në ditën e tretë të shtetrrethimit bashkë me qytetet e tjera të Shqipërisë në vijim të masave parandaluese për koronavirusin. Lëvizja gjatë 15 marsit ka qenë edhe më e pakët se në dy ditët e para çka tregon se ndërgjegjësimi tek qytetarët për të qëndruar në shtëpi vjen gjithnjë e duke u rritur.

Fakti që tashmë rastet e të prekurve me koronavirus janë duke u shtuar ka bërë që shkodranët ashtu si gjithë të tjerët të zbatojnë rekomandimet e institucioneve duke qëndruar brenda banesave të tyre. Në Shkodër edhe numri i automjeteve që lëvizin të paautorizuar është krejt i papërfillshëm por edhe në ato raste policia vendore e Shkodrës bashkë me ushtrinë që janë kudo në rrugët e qytetit kanë vepruar duke i ndaluar dhe duke i shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ndërkohë Shkodra vazhdon që të jetë një qytet që deri më tani nuk ka asnjë rast me koronavirus. Çdo pothuajse në Shkodër dërgohen 3-4 raste të dyshuara për t’i bërë analizat por deri më tani të gjitha këto raste kanë rezultuar negative. Megjithatë kujdesi dhe rregullat kërkohet që të zbatohen nga të gjithë me shumë rigorozitet sepse askush nuk është i përjashtuar nga virusi i rrezikshëm që ka prekur shumë shtete të botës mes të cilave prej ditësh edhe Shqipërinë.

Momentalisht qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e sa më shumë kontakteve është zgjidhja më e mirë për të ruajtur veten dhe të të tjerët. Një shqetësim mbetet fakti që disa zona të qytetit të Shkodrës qëndrojnë të papastruara me praninë e konsiderueshme të mbeturinave.

Prefektura e qarkut Shkodër i ka kërkuar institucioneve që të merren masa të menjëhershme dhe kudo rrugët dhe lagjet të pastrohen sepse në të kundërt rreziku mund të jetë edhe më i madh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...