Rri në shtëpi dhe bëj dashuri

Nuk numërohen vitet, s’mbaj mend sa kohë kisha pa qëndruar në shtëpi një ditë të plotë, 24 orë pa dalë. As nuk e mbaj mend! Duket se jeta, me hapin e saj aq dinamik, na e ka vjedhur kohën: puna, shoqëria, mërzitjet, stresi, njerëzit, që, sido e kurdo, të “rrëmbejnë” kohën e ta bëjnë jetën më të lodhshme.

 

Nuk e mbaj mend as herën e fundit që kam rënë në gjumin e drekës pa e vrarë mendjen kur do zgjohem. Kujtoj nëpër të ca dremitje në pak minuta, sepse vinte takimi i radhës, puna e radhës…. ajo tjetra e radhës. Në fakt, më kujtohet hera e fundit kur kam qenë në plazh me prindërit e mi. Isha jo më shumë se 14 vjeç atëherë. Zgjohesha e trullosur nga gjumi dhe me shumë dembelizëm, por e merrja veten shpejt, më kapte menjëherë entuziazmi dhe pozitiviteti. Më dukej se gjithçka pas atij gjumi do të niste nga zero.

 

Kjo është, ndoshta, hera e fundit që kujtoj. Ose ndoshta kjo është ajo hera që dua të kujtoj.

 

Nuk e mbaj mend herën e fundit kur brenda një dite të lexoja 250 faqe libër në ballkonin e shtëpisë; as të kem gatuar mëngjes dhe drekë, të kem bërë pazarin, të kem vënë lavatriçen, të kem parë madje, edhe dy filma. Sa kohë e largët më dukej ajo që tashmë më shfaqej para si deja vu.

 

Po punoj nga shtëpia dhe jam pa stresin dhe presionin e përditshëm. Kuptohet, në këto ditë ekonomia thuajse ka ndalur, por unë e di që është e përkohshme dhe vrulli është afër. Ajo që më mbush dhe më plotëson egon është koha për punë kërkimore. E ardhmja. Sfidat. Trendet e reja. Unë dhe ne, në një botë më të mirë.

 

Po rri në shtëpi për një arsye që na ka prekur të dyve, ty dhe mua. E padukshme dhe e pabesë, por më ka dhuruar kohën që më mungonte, kohën për të telefonuar familjen, për të folur me mamin më gjatë pa ngutin që t’ia mbyll, sepse ‘kam shumë punë’.

 

Kam fjetur sot 11 orë. U zgjova me sytë si kapuç dhe njëra nga mollëzat ishte skuqur nga gishtat e mbështetur në të njëjtin pozicion gjithë natën. Dukesha e bukur në pasqyrë.

 

Më thuaj pak, a të ndodh edhe ty? Muskuj të relaksuar, shtriqje të gjata, ngrihesh nga shtrati e shtrihesh ne divan?

 

Ka një histerizëm kolektiv i cili vjen si pasojë e ndrydhjes dhe merakut, me video dhe foto që shkaktojnë të qeshura dhe situata sarkastike (2/3 e tyre janë për burra që mezi po e shtyjnë me gratë e tyre në shtëpi).

 

Ka indiferentizëm ndaj situatës, sepse shoh nga ballkoni (më del koha dhe të përgjoj), sepse dalin njerëzit në rrugë, takohen, teshtijnë, vazhdojnë të sillen shkujdesshëm, çuditërisht, në një kohë si kjo që po jetojmë.

Megjithatë, shijoji! Këto ditë ti nuk i sheh minutat, as sekondat.

 

Bëj dashuri, ndiehu mirë. Pi verë, bëj dashuri prapë.

Bëj dashuri me librat a me filmat. Ah, librat, agonia e preferuar. Fantazi, frymë dhe liri. Libri dhe liria. Humb në botën e librit, nuk do jesh më i njëjti. Provo të bësh dashuri me librin, pastaj gjej një pasion tjetër. Ose do të të gjejë ai ty. Pi verë sërish dhe bëj dashuri. Puthu.

Merr diçka të ëmbël dhe një kafe, dil në ballkon dhe vështro larg nëse mundesh, nëse ke pamje dhe je me fat. Me siguri, do fryjë një fllad i lehtë. Shijoje. Bëj dashuri sërish. Rri në shtëpi. Gatuaj një recetë. Ndieji aromat e gatimit.

 

Kujto momente të bukura. Sill në mendje plazhin, verën. Aromën e detit, kripës.

Kthehu te gatimi, kujdes mos e djegësh. Gatuaj me dashuri dhe bëj dashuri. Shtro tavolinën dhe prit komplimentet për darkën. Mos harro verën. Është afër…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...