Shkodra në monitorim të plotë, 16 pika kontrolli me 60 efektivë, 700 shtetas kanë hyrë e dalë nga Hani i Hotit

336

Qyteti i Shkodrës vazhdon të jetë në monitorim të plotë dhe të pandërprerë.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se janë ngritur dhe kanë funksionuar gjithsej 16 pika kontrolli me 60 punonjës policie, të mbështetur nga punonjës të FNSH dhe Ushtrisë. Një pikë kontrolli është vendosur në Urën e Bunës për reduktimin e lëvizjes edhe të kembësorëve.

Nuk kemi asnjë të infektuar nga CO VID-19 në Spitalin Rajonal të Shkodrës.Në pikën kufitare të Muriqan është nderprerë totalisht qarkullimi, ndërsa në pikën kufitare të Hanit të Hotit janë rregjstruar rreth 700 shtetas të huaj dhe vendas që kanë kaluar dy anët e kufirit.

Nga Komisioni i Mbrotjes Civile-Qarku Shkoder është terhequr vemendja përseri për ndërhyrjen e strukturave ligjzbatuese në kontrollin dhe monitorimin e çmimeve si dhe në pastrimim e higjenizimin e rrugeve kryesore e sidomos të vendgrumullimit të mbeturinave.

Është kërkuar që të shpejtohen mekanizmat për sigurimin e maskave dhe dorezave pasi ka mungesa në qytetin e Shkodres.

/marre nga shkodra web/