Këngëtarja shqiptare: I këndova në dasmë, dhëndri më kërkoi të dilnim

Këngëtarja shqiptare ka treguar historinë interesante.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri në njërin nga emisionet “Thumb” me moderatoret Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, ka zbuluar një detaj lidhur me një ngjarje që i ka ndodhur në Maqedoni.

Ajo rrëfeu një histori interesante që i ndodhi në një dasmë në Maqedoni.

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam ne një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem. Po ti u martove dje i thashë. Po s’ka gjë tha ajo është për shpi ty të kam për qejf”, tregoi Anxhela.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar projektin muzikor në bashkëpunim me Mateus Frrokun. Mirëpo nuk kanë qenë të pakta thashethemet që i lidhnin bashkë dy këngëtarët edhe në jetën private.

Megjithatë, Anxhela mohoi çdo gjë.

“Zakonisht kur bëj duet me dikë bëhem çift për ca kohë. Zakonisht nuk kam qenë çift me asnjë artist. Nuk e di. Nuk ka rastisur dhe njihemi shumë shpejt ndoshta. Me Mateusin njihemi që në festival të fëmijëve. Plus asaj është dhe nja pesë vjet më i vogël se unë. Unë do doja që i dashuri im të ishte më i madh se unë”, tha këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...