23-vjeçarja: Kur filluan të më binin flokët nga sëmundja, nga inati i shkulja dhe vetë

“Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dh imbshme të një vajze 23-vjeçare nga qyteti i Korçës.

Anna kur ishte 17 vjeç, u di agnostikua me leucemi akute dhe gjendja e saj shëndetësore ishte shumë e rënduar. Në Tiranë nuk i dhanë shpresë, por pastaj familja e dërgoi në një spital të specializuar për sëmundjet e gjakut në Greqi. Aty fillloi një periudhë aspak e lehtë dhe Anna nuk po e njihte më veten.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe u shfaqën problemet?

Anna: Në moshën 17 vjeç! U dignostikova me leucemi akute, më dërguan direkt në Tiranë. Shikoja që po vinin shumë njerëz në spital, dhe po çuditesha faktikisht se unë thoja kam vetëm një mi krob në gjak, nuk e kuptoj pse po ndodhe gjithë kjo.

Mami tërë kohën para meje buzëqeshte bashkë me babin, por kur dilnin nga dhoma qanin, gjithë spitalin e kanë larë me lot. Pas dy ditësh mami flet me tezen, që e kam në Selanik dhe i thotë që çupën e kam të sëmurë dhe çfarë mund të bëj, ta sjellim në Greqi. Tezja i thotë ta sjellësh, se është një spital shumë i mirë për këto sëmundjet e gjakut.

Arritëm në Greqi në 12 të natës, aty isha shumë e lodhur, më ka rënë të fikët.. Pastaj më morën me karrocë të bëja analizat. Mos harroj të them që në Shqipëri nuk më dhanë shpresë, doktorët nuk i dhanë shpresë prindërve, i thanë gjendja është shumë kritike, Korça j’ua ka dërguar çupën në gjendje shumë të keqe, duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë.

Kurse në Greqi, prindërit e mi folën me doktorët dhe i thane komplet gjëra të ndryshme. I thanë që çupa do bëhet mirë, pavarësisht se do vuaj, por ka shpresë, nuk është asgjë e humbur. Unë në spital kur u shtrova shikoja njerëz që nuk kishin flokë. Mbanin maska në fytyrë dhe çuditesha dhe e pyes mamin: Edhe unë kështu do bëhem?

Jo tha ajo ç’ne ti kështu, ti nuk ke të njëjtën sëmundje me ata, mos e vrit mendjen. Më qetësonte sadopak kjo gjë. Kisha dhe ujë në mushkëri faktikisht, kisha dhe shumë kollë. Një ditë pasi babi flet me doktorët vjen dhe më thotë: Anna duhe të flasim pak dhe do më dëgjosh. Më thotë që do bësh ca ilaçe janë shumë të rënda, por ti do ja dalësh, se je fëmijë shumë e shëndetshme dhe ne jemi këtu për ty. Unë direkt, nuk e di pse, i them do më bine flokët? Po mbase të bien, mbase jo, nuk e dime. I thashë nëse më bien flokët, nuk dua të bëj asnjë ilaç dua të ikim që këtu.

Më tej, Anna tregon se pastaj filloi ki mioterapitë dhe ajo periudhë ka qenë tejet e vështirë. Në terapinë e fundit, gjendja u përkeqësua.

Anna: Atëherë u bëra shumë keq. Ksihim filluar të më binin dhe flokët dhe nga inati i shkulja dhe vetë. Isha shumë e dërrmuar, nuk ngrihesha dot nga krevati, nuk shkoja dot vetë në banjë, gjithë kohës isha me mamin. Nuk haja dot asgjë, isha 1 muaj pa ngrënë asgjë.

Ardit Gjebrea: Mami ndërkohë?

Anna: Mami nuk hante, kur nuk haja unë, nuk flinte, gjithë kohës më thoshte çfarë të bëj.

Ardit Gjebrea: Po kur pa mami që po të binin flokët?

Anna: Mami për të qenë e drejtë me mua, i priste dhe ajo flokët, i shkurtonte./tvklan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...